“Billboard” shkruan për pushtimin nga artistet shqiptare

1
250

Më 8 dhjetor të vitit 2018, Bebe Rexha ka postuar një foto të saj me Dua Lipën në Twitter dhe ka shkruar: “Dy vajza shqiptare të nominuara për 2 çmime Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe për të gjitha vajzat në mbarë botën, çdo gjë është e mundur kështu që vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni të thyeni akullin”. Dhe më 28 janar ajo përmendi dy talente tjera shqiptare: “Unë dua të bëj një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”. Kështu e filloi një artikull Billboardi për sukseset e artisteve shqiptare me famë botërore për kryesimin e top listave në botë. Postimet e Rexhës në Twitter, paralajmëruan një rritje të artisteve shqiptare në top listën e Billboardit, “Billboard Hot 100”, vitin e kaluar, transmeton Koha.net. Ajo theu rekordin për qëndrimin shumëjavor në vendin e parë në top listën “Hot Country Songs – 50” me këngën “Meant to Be” të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Në anën tjetër, Lipa kryesoi top listën “Mainstream Top 40” për katër javë me “New Rules”, ndërsa Ora hyri me dy këngë në top dhjetëshen e “Dance Club Songs” dhe po ashtu, Ava Max bëri debutimin e saj të parë në top njëzetëshen e “Hot 100’s” me këngën “Sweet but Psycho”. Të katër këto këngëtare kanë prindër shqiptarë (edhe pse të gjitha kanë lindur në vende të ndryshme: Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër dhe Max në Milwaukee). Këngëtarja dhe tekst-shkruesja, Njomza Vitia, dhe bashkë-shkruesja e hiteve “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, numër 1 në “Hot 100”, të Ariana Grandes, është një tjetër artiste shqiptare me një sukses të mirë në top lista, përcjell Koha.net. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i sundimit komunist në demokraci në fillim të viteve 1990 ushqeu përparimin krijues të gjeneratës së saj. “Nëse ka diçka që e ngre këtë, është ambicia që e kemi si komb”, thotë Vitia. “Detyra për të krijuar një jetë më të mirë”, shtoi ajo. “Nëna ime gjithnjë më thotë se ne jemi kështu sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur dhe kurrë nuk dorëzohemi. Është në gjakun tonë”, ka thënë Ava Max, përcjell Koha.net. Gjithashtu, Vitia thotë se zhanret e njohura të vendit janë muzika elektronike, pop dhe rok-elektronikë, një zhvillimin relativisht i ri pasi është ndaluar nën kontrollin komunist deri në fillim të viteve 90-ta. “Nuk janë vetëm artistë shqiptarë që arrijnë sukses jashtë vendit të vetë, por ka një komunitet i madh artistësh gjithandej, siç janë reperët Lyrical Son, Capital T dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, të cilët këndojnë edhe në Evropë”, tha ndër të tjera Vitia. “Është një shtet që po përparon”, përfundoi ajo.

1 Koment

Comments are closed.