BallinaSocialeKanceri në Shqipëri, 5500 raste të reja çdo vit

Kanceri në Shqipëri, 5500 raste të reja çdo vit

spot_img
spot_img

Çdo vit në vendin tonë regjistrohen rreth 5500 paciente të rinj me kancer. Ndërkohë që 16.4% e të sëmurëve humbin jetën prej tumoreve. Raporti kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në hap të dhënat, ndërsa mjekët shprehen për rritje të numrit të të prekurve vitët në vijim.

Alban Ylli, Specialist, ISHP: “Shqipëria ka 16,4 % vdekshmëri nga kanceri, më pak se në Evropë. Është situatë e moderuar, por është çështje e efektit të moshës dhe do vijojmë të kemi më shumë kancer”

Në vend të parë renditet kanceri i mushkërive, pas tij vjen kanceri i gjirit.

Alban Ylli, Specialist, ISHP:  “Kanceri në mushkëri ka 780 raste të reja në vit, mbi 640 raste nga kanceri i gjirit, pastaj vijojnë të tjerat”.

Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave. Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat.

Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të semurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë  Tirana, Fieri dhe Korça.

Sëmundjet tumorale mjeket i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që vënë theksin tek parandalimi sa i përket kancerit të mushkërive dhe tek kapja e hershme për kancerin e gjirit. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular