BallinaAktualitetPartia e re, Fatos Lubonja: Kjo lëvizje në shërbim të Ramës

Partia e re, Fatos Lubonja: Kjo lëvizje në shërbim të Ramës

spot_img
spot_img

Analisti Fatos Lubonja e sheh partinë e re të krijuar nga Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi të dështuar që në nisje. Duke komentuar zhvillimet politike në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se analiza duhet të nisë që nga Azem Hajdari. Sipas tij, të thuash që ai ishte një idealist dhe vajza e tij erdhi me ideale është të mashtrosh.

Për Lubonjën, Hajdari dhe Patozi nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje, përveç se i shërbejnë Edi Ramës.
I ke dëgjuar këta të flasin njëherë për vjedhjen tek Astiri, për teatrin që po prishet, për kullat që do të ndërtojë Edi Rama?! I vetmi problem është demokracia në PD. Më fal po a kanë qenë këta në kohën e Berishës? Këta nuk përfaqësojnë dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje përveç se një shërbimi për Edi Ramën që të sjellë një fasadë, që ja ku e kemi opozitën. Nga pikëpamja pragmatiste nuk shkon, janë të dështuara. Këta duket që nuk kanë mbështetjen e askujt përveç se të pushtetit”, deklaroi Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular