Krim në familje në Kosovë, me pasojë tre të vdekur, ka tronditur sot opionin. Një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, gruan e tij, nusen e djalit e më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth mesditës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.”, tha për mediat Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në Kosovë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe. Po sipas mediave kosovare, dyshohet autori të ketë qenë i sëmurë psikik. Edhe një vit më parë ai kishte tentuar t’i merrte jetën gruas së tij.