Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa vizitoi fëmijët e refugjatëve në Liban para disa ditësh. Së bashku me Unicef, ajo pa kushtet në të cilat jetonin për tre ditë duke qëndruar me ta.
Gjatë vizitës, Dua Lipa rrëfeu historinë e prindërve të saj duke treguar se të gjithë fëmijët duhet të kenë shansin të shkëlqejnë dhe të jetojnë ëndrrën e tyre.
Nuk munguan fotografitë dhe kërcimet e yllit të popit me të gjithë fëmijët në Rayak, Beqaa.
“Kjo është personale për mua. Prindërit e mi ikën nga një rajon i shkatërruar nga lufta dhe ndërtuan një jetë për veten e tyre në një vend të ri. Dhe secili prej fëmijëve refugjatë që kam takuar ka prindërit ashtu si unë, të cilët janë përpjekur të marrin vendimet më të mira që mund të kishin për familjet e tyre.
Ndihem me fat që më është dhënë një shans, veçanërisht nga një familje emigrantësh, që kam lindur në Britani të Madhe dhe kam qenë në gjendje të jetoj ëndrrën time, sepse e kisha këtë mundësi dhe ndihem sikur çdo fëmijë tjetër duhet ta ketë edhe atë mundësi. Të jetë në gjendje të jetë në një vend ku ata mund të lulëzojnë dhe të jenë versioni më i mirë i tyre”, tha ajo.
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/04/22/vizita-e-dua-lipes-ne-liban-rrefen-si-u-larguan-prinderit-e-saj-nga-lufta-ne-kosove/ […]
Comments are closed.