Agron Tufa: Ja 37 veprat e ndërtuara nga të burgosurit politikë në 45 vite diktaturë

1
423

Shkrimtari dhe drejtori i Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa ka publikuar para pak minutash ne rrjetin e tij social FB një listë të veprave të ndërtuara në komunizëm nga ish të burgosurit politikë të shfrytëzuar deri në palcë nën presionin e diktaturës, vepra më të cilat mburrej regjimi vrasës i Enver Hoxhës.
Më poshtë keni listën e 37 veprave të ndërtuara nga të burgosurit politikë nga vitit 1945-1990.

1945
Përfundimi i stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, i filluar nga italianët dhe i lënë përgjysëm për shkak të luftës.

1945
Krijimi i fermës së Kamzës; hapje kanalesh, sistemim tokash

1945-52
Tharja e kënetës së Maliqit

1946
Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit

1946-52
Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)

1949-51
Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës

1950
Ndërtimi i një pjese të trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan, dhe hapja e tunelit të Bishqemit

1950-52
Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës

1950
Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan (kryesisht me të dënuar çam)

1950-53
Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës

1952-55
Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë

1952-54
Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë

1963-67
Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë, ku u vranë 4 ish-të burgosur që donin të arratiseshin

1955-56
Tharja e kënetës së Tërbufit

1955-57
Aeroporti i Rinasit

1955-56
Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër

1956-59
Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës

1959-61
Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor dhe i Fabrikës së Bukës, Tiranë

1960
Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”

1960-63
Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë

1960-63
Bonifikimi i fushës së Thumanës, hapja e rreth 100 km kanale

1960-63
Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë

1960-63
Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë

1963-65
Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë

1963-65
Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rrubik

1963-67
Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit. Ndërtimi i pallateve të para në Qytezën e re të Laçit, dhe një pjesë të hekurudhës Vorë-Laç.

1965-66
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë

1966-68
Fabrika e Çimentos në Elbasan

1967-90
Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç

1967-70
Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës

1967-91
Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës

1967-90
Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës

1966-91
Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës

1967- 71
Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës dhe i stacionit të Pompimit në Pishporo. Tharja e pjesshme e kënetës së Nartës

1971-84
Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh

1977-87
Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë

1982-90
Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës

 

1 Koment

Comments are closed.