Një baba sa qesharak aq edhe i dashur ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale falë fotove gazmore të modifikuara të djalit të tij duke bërë punët e shtëpisë dhe shumë modele të tjera.35-vjeçari Andreas Miezans nga Tonsberg, Norvegji, filloi të realizonte këto foto gjatë pushimit që ai kishte marrë pas lindjes së djalit të tij.
Duke përdorur aftësitë e tij të mira në fotografi ai realizoi një sërë skenarësh të pabesueshme, duke përfshirë edhe Oscarin e vogël duke prerë barin, pastruar shtëpinë, apo duke e hedhur disa metra në ajër.
“Dy herë në javë unë marrë aparatin dhe përpiqem të nxjerr më të mirën e çfarëdo situate që ndodhemi”, tregon 35-vjeçari norvegjez, i cili shprehet se ka krijuar me djalin e tij një lidhje të jashtëzakonshme.