BallinaAktualitetFirmos edhe PDK, Ndoka: Të vendosur për zgjedhje të lira pa Ramën...

Firmos edhe PDK, Ndoka: Të vendosur për zgjedhje të lira pa Ramën kryeministër

spot_img
spot_img

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka:

“Sapo firmosëm marrëveshjen me Partinë Demokratike, në kuadër të opozitës të bashkuar.  Ndajmë me PD të njëjtat vlera politike, aderojmë në të njëjtin grupim të Partive Popullore, të ndërtuar mbi frymën e kristiandemokratëve evropianë”.

Në këtë sens jemi në një familje politkke evropiane. Ky është një moment i rëndësishëem për ne, për faktin se tashmë kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve nga presidenti. 30 qershori për politikën shqiptare është një moment i rëndësishëm, për faktin se ose do të triumfojnë vlerat reale të demokracisë, që mazhoranca të kuptojë se rregullat e lojës vendosen nga dy palë”.

“Ballafaqimi politik është i rëndësishëm. Falenderova zotin Basha dhe PD-në për faktin se ka ruajtur mozaikun e vlerave të përfaqësimit tek e djathta shqiptare. Sot Rama ndodhet i vetmuar. Ky është një moment i paprecedentë, sistemi është në agoni. Ndryshe nga e majta e çoroditur, sot Basha po ndërton ekipin kombëtar si mund ta quaj, me vlerat e veta, pa i blerë lojtarët si zoti Rama. Përkundrazi, jemi bërë pjesë e ekipit me vlerat tona programore. Opozita është e plotësuar nga partitë nga e majta e qendrës e deri tek e djathta. I bëj thirrje zotit Rama ta kuptojë realitetin e politikës e se nuk mund të zhvillohen zgjedhje pa opozitën. Opozita në këtë rast është garancia e këtij sistemi. Jemi më të vendosur se asnjëherë që të zhvillojmë zgjedhje të lira e të barabarta pa Ramën kryeministër”, tha Noka.

Kujtojme që kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular