Dhjetëra minatorë kanë dalë sot për të protestuar para zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit edhe pse u ishte premtuar kohë më parë nga qeveria. Të mbledhur sot para Kryeministrisë ata thonë se do të qëndrojnë aty e nuk do të largohen pa i dhënë një zgjidhje problemit të tyre.
‘Rama vetëm na ka gënjyer, nuk është bërë asgjë për ne’, thonë ata. Ndërkohë, minatorët paralajmërojnë se do të ketë një vazhdimësi të protestave për të kërkuar miratimin e statusit.