“PD krijon koalicionin politik opozitar dhe qytetar për zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion do të zgjerohet për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane që meriton. Angazhimi i parë i koalicionit opozitar, që përbën maxhorancën e re politike, morale dhe numerike të Shqipërisë, është të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve, duke mos lejuar kurrë me zgjedhje fallco”- Ky ishte thelbi i deklarates se djeshme nga Lulzim Basha beri dje pas firmoses se marreveshjes me partite aleate..

Ne vijim te deklarates se tij z.Basha tha se: “Angazhohemi të çojmë përpara reformën në drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me formimin e Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe një Prokurorie që zbaton ligjit me një standard
Nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim, duke nisur me Dakon dhe Gjiknurin. Gjeneza e krizës janë zgjedhjet fallco, të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë më zgjedhje fallco, parlament fallco, qeveri fallco, drejtësi fallco. Natyrisht nuk do të ketë as opozitë fallco”.

“Misioni më i madh i koalicionit, pas fitores me zgjedhje të lira e të ndershme, është dhënia fund e tranzicionit, për të diktuar standardin europian në zgjedhje, në demokraci, në shtetin e së drejtës, në ekonomi dhe kudo.
Akti i parë i koalicioni do të jetë Platforma Për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike, për të sjellë mirëqenie, punësim dhe siguri për të gjithë qytetarët.
Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike përmes largimit të  Edi Ramës, autorit të krimit elektoral dhe shkaktarit të krizës së thellë ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese”- tha Basha.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS FIRMOSJES SË MARRËVESHJES SË KOALICIONIT OPOZITAR.

Partia Demokratike ka përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit politik opozitar dhe qytetar për zgjedhjet e ardhshme. Në orët dhe në ditët në vijim ky koalicion do të zgjerohet me të tjera parti politike dhe është i hapur dhe i gatshëm të ndërtojë bashkëpunim dhe partneritet me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, grupime qytetare, grupe interesi për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane që meriton.

Kjo fillon pikësëpari, duke i dhënë fund krimit elektoral, zgjedhjeve fallco.

Angazhimi i parë dhe kryesor i koalicionit opozitar, që është maxhoranca e re politike, morale dhe numerike e Shqipërisë, është që të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve.

Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals, të diktuar nga krimi, që prodhon parlament fals, kukull, të interesave kriminale të oligarkisë, qeveri fallco, vegël të interesave kriminale të oligarkisë që grabisin pasuritë e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve, shkatërrojnë vendet e punës dhe kanë detyruar shqiptarët të ndërmarrin eksode të papara dhe të padëgjuara që nga fillimi i viteve ’90, por do të angazhohemi fuqimisht, përmes aksionit tonë të përbashkët, që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të lira dhe të lira dhe të ndershme, në të cilat të diktojë vullneti i qytetarëve shqiptarë.

Angazhohemi, po kështu, që të çojmë përpara reformën në drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me dhënien fund krizës kushtetuese dhe formimin e Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe një Prokurorie larg ndikimeve politike dhe ligjit me një standard dhe jo dy standarde.

Për këtë është e domosdoshme që të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjitime, armike të interesave të qytetarëve, që godet, ndëshkon në mënyrë të padrejtë qytetarët, jetën, sigurinë, pronën e tyre, ndërkohë që mbron dhe promovon pasurimin e paligjshëm, grabitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në emër të një grupi oligarkësh dhe kriminelësh me të cilët ka marrë pushtetin.

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë. Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin. Pa patur, pra, një drejtësi, e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur duke bashkëpunuar me krimin dhe të kapur në afera të tmerrshme, të paprecedenta korruptive, siç ka ndodhur në vijimësi me këtë qeveri.

Pakti, marrëveshja opozitare nuk është thjesht një konfirmim i maxhorancës së re politike, morale dhe numerike. Mbi supet tona nuk qëndron thjesht dhe vetëm përgjegjësia e fitores së zgjedhjeve të ardhshme të lira dhe të ndershme dhe pamundësimit të një tjetër krimi elektoral, por një mision shumë më i madh, një mision kombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit, për të diktuar së bashku me sovranin standardin europian në zgjedhje, në demokraci, në shtetin e së drejtës, në ekonomi dhe kudo.

Në funksion të këtij misioni kombëtar, akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot, do të jetë formësimi, së bashku me të gjithë faktorët shoqërorë dhe qytetarë, i Platformës Për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike, që ka varfëruar, ka rritur papunësinë dhe vrarë shpresën e shqiptarëve, shfrytëzimi i potencialeve të jashtëzakonshme të vendit tonë, jo për të pasuruar një grusht oligarkësh, monopolistësh, politikanësh të korruptuar dhe kriminelësh, por për të sjellë mirëqenie, punësim dhe siguri për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, tashmë e parashtruar nga opozita e bashkuar dhe e institucionalizuar në marrëveshjen e Koalicionit tonë politik, që është largimi i shkaktarit të kësaj gjendjeje, largimi i autorit të krimit elektoral që shkaktoi parlamentin fallco, qeverinë fallco, policinë fallco, drejtësinë fallco, ekonominë fallco, shëndetësinë fallco, arsimin fallco, po shkatërron shpresën e shqiptarëve, largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, e cila do të mundësojë, përmes masave, për të garantuar zbatimin e ligjeve aktuale, si dhe reformës zgjedhore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku të diktojë Sovrani.

Në këtë moment, dua të citoj një nga baballarët e demokracisë amerikane, Thomas Jefferson, i cili e ka thënë fare qartë ndryshimin midis tiranisë dhe lirisë: “Tirania është, kur populli ka frikë qeverinë. Liria është, kur qeveria ka frikë popullin”. Instrumenti është vota e lirë. Ky është angazhimi ynë i parë dhe kryesor. kjo është beteja që do të vazhdojmë deri në fitore për Shqipërinë, për shqiptarët, për destinin tonë, për hapjen e negociatave, për të mos munguar edhe një herë në stacionin e hapjes së negociatave, për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Pyetje: Zoti Basha, ju po shpallni koalicionin e opozitës së bashkuar, por, po sot, zoti Patozi ka njoftuar krijimin e një partie të re, kurse zonja Hajdari ka shpallur se do të marrë pjesë në zgjedhje…

Basha: Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet fallco, të diktuara nga krimi. Prandaj, nuk do të ketë më zgjedhje fallco, nuk do të ketë më parlament fallco, nuk do të ketë më qeveri fallco, nuk do të ketë më drejtësi fallco, natyrisht nuk do të ketë as opozitë fallco.