Ajo që ra në sy gjatë këtij takimi ishte se si përfaqësuese e Partisë Republikane përballë kreut të PD Lulzim Basha dhe në krah të Mediut u shfaq sot edhe gazetarja e njohur Aida Shtino. Nuk dihet se cili është roli i Shtinos tek PR nga fakti se ajo ishte pjesë e marrëveshjes së partive opozitare në një koalicion të përbashkët. Kujtojmë se në 2013-ën, Shtino ka kandiduar si deputete nën siglën e PDIU-së në Lezhë, por nuk arriti të fitonte.
Po ashtu, ish-prezantuesja e emisionit ‘Njerëz të humbur’ prej vitesh është larguar edhe nga ekrani, ndërsa disa muaj më parë deklaroi se po përgatit një libër që do të kishte në fokus të gjitha historitë njerëzore që kishte kaluar trajtuar.