Si çdo ditë, edhe sot, banorët e Astirit kanë dal në protestë për mbrojtjen e banesave të tyre, kundër prishjes nga projekti i Bashkisë së Tiranës, i cili prek jo vetëm banesat por dhe bizneset e qytetarëve.
Një nga qytetarët i cili ka marrë dhe fjalën në protestën e sotme është shprehur se ajo protestë është vetëm për mbrojtjen e shtëpive dhe jo të partive. Ai gjithashtu është shprehur i gatshëm për të dhënë jetën për familjen.
Ajo se çfarë ka qënë pikante në fjalën e qytetarit ishte mesazhi që ka dashur t’i përciell mamasë së kryebashkiakut Veliaj.
“Kemi dalë të mbrojmë shtëpitë, jo partitë. Kemi dalë vetëm për fëmijët dhe shtëpitë tona. Nuk është turp të japësh jetën për familjen. Me gjakun e këtyre nuk mund të merrni ju pasuri. Kush do ju lejojë? Pikën e fundit të gjakut do japim”- është shprehur qytetari.
“Për të martuar e martove. Tani thuaj të mos na bjer në qafë sepse nuk do e falim”.-mesazh ky i drejtur nënës së kryebashkiakut.