Nga Artan Fuga
Meqënëse deputetja ish ministre Eglantina Gjermeni doli publikisht si zë i grupit të deputetëve që kanë paraqitur si projektligj në Kuvend (pasi e kanë përvetësuar) propozimin antireformë të akademisë të shkencave,
u bëj thirrje moderatorëve të studiove të debatit televiziv të organizojnë mes saj dhe meje, si përfaqësues i platformës alternative për reformimin e akademisë të shkencave, që ka me dhjetra mbështetës në mjediset universitare, një ballafaqim ku do të paraqes skandalin e radhës.
Nëse pranon Eglantina Gjermeni, e cila si deputete e ka për detyrë transparencën publike, propozoj të thirren edhe drejtuesit aktualë të ministrisë të arsimit, zëvendës ministri Redi Shtino, deputetja Lindita Nikolla, sekretari shkencor i akademisë të shkencave Vasil Tole, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, akademik, shefi i protokollit të kryeministrit që mesa duket thonë që qenka ngarkuar me këtë punë sipas burimeve të pautorizuara nga ministria e arësimit (unë nuk e besoj por në të kundërt ai duhet t’a përgenjështrojë) dhe kushdo deputet tjetër i këtij grupi.
Pres përgjigje për këtë thirrje ku do të informoj publikun për shumë gjëra tejet interesante.