Makina e një zyrtari te eshtë përfshirë nga flakët para pak minutash. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit.Sipas Policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë ZRPP-së ( Hipoteka) në Laç, Klevis Berhani. Ngjarja thuhet se është e qëllimshme dhe jo aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, dhe mendohet se ka lidhje me detyrën e Berhanit.