BallinaAktualitetReagimi mirditorëve - nevojë që garanton të ardhmen e zhvillimit të tyre

Reagimi mirditorëve – nevojë që garanton të ardhmen e zhvillimit të tyre

spot_img
spot_img

Nga Mark Ruci

Protesta ne Mirdite , thirrur nga shoqeria civile e mbeshtetur nga banoret e Kacinarit , Selites, Fanit etj eshte modeli me i drejte ku komuniteti thote fjalen e tij per te ardhmen e zhvillimit tyre .
Mungeses se frymes reaguese karshi padrejtesive iu kundervu bashkimi i banoreve te Selites , Kacinarit , Fanit etj ne sheshin Abat Preng Doci
qe kerkuan anullimin e ndertimit te H/C-ve dhe per te mbyllur nje kapitull te erret te viteve te fundit si dhe per te projektuar te ardhmen e zhvillimit tyre , kah turizmit malor dhe historik si dhe agroturizmit !

Perfaqesuesit e shoqerise civile dhe te komunitetit denuan ashper vendimet e mbrapshta dhe korruptive te qeverise dhe bashkise Mirdite , qe kane sjelle demtime serioze te burimeve natyrore te Mirdites si burimet ujore dhe pyjet dhe i kerkuan kryebashkiakut Ndrec Deda , anullimin e cdo leje ne kete drejtim !

PD Mirdite , ne debatin publik per anullimin e lejeve te ndertimit te H/C-ve eshte ne anen e shoqerise civile dhe komunitetit dhe nepermjet keshilltareve tane ( ndonese ne minorance ) ne keshillin bashkiak , kane kundershtuar cdo projekt ne kundershtim :

• me interesat e banoreve te zones .

• me strategjite lokale te zhvillimit .

• me planin e pergjithshem rregullues .

Gjithashtu eshte absurde qe vendimet per ndertimin e H/C-ve , te merren ne zona si Selita apo Munella qe jane shpallur apo propozuar si zona te mbrojtura , me status te vecante !!!

Ne asnje rast , asnje drejtues i PD Mirdite , nuk kane aplikuar per asnje leje per ndertim H/C-esh dhe cdo insinuate ne kete drejtim nuk ka lidhje me realitetin dhe kerkon te anashkaloje adresimin e problematikave drejt opozites lokale por problematika reale eshte qeverisja e korruptuar 4 vjecare e kryebashkiakut Ndrec Deda , jane vendimet korruptive te iniciuara nga vete ai , qe po shkaterrojne masivisht pyjet dhe burimet ujore !

PD Mirdite aktualisht dhe ne te ardhmen do jete rigoroze ne ruajtjen e pozicionit opozitar , pa u kompleksuar nga gabimet e se shkuares , te cilat i njohim , i kemi analizuar dhe reflektojme cdo dite ne punen tone , qe ato mos te ndodhin ne te ardhmen dhe per te cilat kemi kerkuar dhe ndjese publike ne cdo
takim publik ne cdo zone te Mirdites !
Eshte ky qendrim , qe na jep te drejten te mbeshtesim cdo proteste te komunitetit qe atakon vendime , qe pengojne te ardhmen e zhvillimit Mirdites dhe ne asnje rast veprimet e opozites lokale te PD , nuk do te dalin nga zyrat e qeverisjes qendrore apo lokale ne Mirdite dhe ne kundershtim me interesat e banoreve te Mirdites !!!

Personalisht shpreh mirenjohjen e thelle per shoqerine civile dhe banoret protestues , qe me veprimet e tyre civile dhe emancipuese jane nje hap para politikes dhe i japin asaj mesime te vyera , per te mos ju nenshtruar qeveritareve te korruptuar lokale te lidhur me drogen , korrupsionin dhe qe kane vershuar , per te rrembyer pasurite e pacmuara te Mirdites , me mbeshtetjen e qeverise se “ tepsise dhe timonit “ !!!

Sot , MIRDITORET nepermjet reagimit tyre , orjentuan te ardhmen e zhvillimit tyre !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular