BallinaAktualitetPartia e Patozit, Basha: U krijua si fasadë, PD e donin për...

Partia e Patozit, Basha: U krijua si fasadë, PD e donin për pushtet, çfarë përfaqësojnë ‘tradhtarët’ në Kuvend

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha në një lidhje telefonike me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 foli për krijimin e partisë Bindja Demokratike, e cila kryesohet nga ish-demokrati Astrit Patozi. Sipas Bashës, krijimi i saj ka për qëllim që të krijojë një fasadë për zgjedhjet lokale. Kryedemokrati pohoi se Partia Demokratike është një vlerë kombëtare dhe një pjesë siç tha ai, e përdorën atë thjesht për dobinë e karriges dhe më pas e braktisën duke i kthyer edhe shpinën.

“Askush nuk është vrarë, por shumë prej tyre kanë marrë kontributin që dhanë në parti. E donin PD për pushtet, pastaj i kthyen shpinën. PD është bindje, ideal, është vlerë. Konkluzionet i nxirrni vetë. Kjo parti, e cila është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje për opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë. Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë”,-tha ai.

Gazetari Erl Murati e pyeti Bashën se a ka përgjegjësi për emrat e deputetëve që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit nga listat shumë emërore të PD-së, ndërsa lideri i selisë blu dha këtë përgjigje: “Së pari ndjej përgjegjësi personale. Dy herë më shumë e kanë refuzuar, por televizionet kombëtare i shërbejnë dhe nxjerrin ata që kanë vendosur të marrin  mandatin e deputetit. Skenari është i thjesht, por aty janë për interesa personale. Edhe unë kam përgjegjësitë e mia. Përgjegjësia kryesore është se sistemin është i kalbur. Mbi 90 nuk kanë pranuar”-tha BashaPjesë nga biseda:Basha: Kemi denoncuar me fakte se si është kapur prokuroria. Çfarë do t’iu kërkosh konkubinave të qeverisë, t’i biesh pragut që të dëgjoj dera. Kryeprokuror këtu është Edi Rama. Është Edi Rama ai që përdor këto dy masha për të mbyllur hetimet për 339, 184, për unazën,  për kokainën e Maminasit.

Murati: Ju dhe përfaqësuesit e opozitës thoni që kjo nuk është thjesht një protestë, por revoltë qytetare. Ka ndodhur diçka tjetër në Parlament. Ka disa emra që kanë vendosur të qëndrojnë një pjesë në Kuvend për të marrë mandatin. A ndjeni ju përgjegjësi për listat dhe pothuajse se gjysma e deputetëve kanë zgjedhur të mos i binden vendimit të partisë.

Basha: Së pari ndjej përgjegjësi personale. Dy herë më shumë e kanë refuzuar, por televizionet kombëtare i shërbejnë dhe nxjerrin ata që kanë vendosur të marrin mandatin e deputetit. Skenari është i thjesht, por aty janë për interesa personale. Edhe unë kam përgjegjësitë e mia. Përgjegjësia kryesore është se sistemin është i kalbur. Mbi 90 nuk kanë pranuar.Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë. Padyshim edhe Reformën zgjedhore. Që kjo të marrë fund duhet një reformë që të ndajë pushtetet. Po s’u garanmtua vota e lirë, nuk zgjidhet. Jo vetëm kaq, por ne kemi bërë hapa konkretë. Por e rëndësishme është produkti.

Ylli Rakipi: Ka ndonjë gjë që mund të na thoni se çfarë mendojnë ndërkombëtaret, qoftë edhe për përshkallëzimin e situatës?

Basha:Unë nuk jam gazetar. Gjendja është shumë e rëndë dhe askush nuk mund ta fsheh këtë. Pozicioni i Shqipërisë është në pikën më të ulët të paktën me 15 vite të fundit”,-shtoi Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular