Protesta në Durrës, Monika Kryemadhi ultimatum Ramës: Nuk do të ndalemi

2
342

Opozita bllokoi për një orë 5 prej akseve kryesore në vend si fillimin e mosbindjes civile, që sipas krerëve të saj sapo ka nisur.

Kryetarja e LSI-së e ndoqi protestën nga Durrësi, ku paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ende nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ajo shtoi se, ndryshe nga ndërkombëtarët, kreu i qeverisë ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Znj.Kryemadhi edhe më herët janë bllokuar rrugët në Durrës. Cila do të jetë strategjia e opozitës?

“E thashë pak më përpara. Është paralajmërimi për Ramën. Akoma nuk ka filluar. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Rama nuk e ka kuptuar. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Mjaftoni të shikoni televizionet shtetërore të të gjithë Europës, në SHBA të cilët përkrahin qytetarët shqiptarë të cilët janë ngritur në protestë kundër këtij kryeministri që ka vjedhur zgjedhjet dhe i ka blerë ato me paratë e krimit të organizuar. Kundër një Kryeministri që e ka kapur shtetin dhe që e ka kapur peng krimi i organizuar. Sot protestat në pesë pikat kryesore, janë protesta për ti thënë Edi Ramës që je akoma vonë. Mos vazhdo më që të provokosh shqiptarët, por tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo qytetar europian, ashtu si këta qytetarë po thërrasin sot”, është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/04/25/protesta-ne-durres-monika-kryemadhi-ultimatum-rames-nuk-do-te-ndalemi/ […]

Comments are closed.