Shtet si i Lleshit dhe ministri i Leshit!

0
220

Nga Belind Kellici

Turp eshte sot t’u dalesh kunder shqiptareve per te mbrojtur bandat e droges e krimit qe kane kapur per fyti qeverine e po mbajne peng Shqiperine! Turp eshte sot t’i shkosh pas nje super hajduti si Edi Rama qe e ka marre peng Shqiperine e jo te protestosh per Shqiperine si Europa. Turp eshte sot te perdoresh policine si eskorte te trafikanteve te droges, perdhunuesve dhe krimineleve qe i keni futur ne qeveri, ne parlament, ne qeverisjen vendore e kudo. Turp eshte sot ne fakt dhe te merresh me ty o gjeneral i ushtrise se vdekur te rilindjes se krimit, qe quan turp te rinjte e studentet qe kane mbaruar ne universitetet me te mira te botes. Ne fakt shefi yt e ka ne gen te vrase e te largoje trurin, qe te jete ai me i mencuri i injoranteve, sic e beri me qeverisjen dhe parlamentin e tij. Dhe nje fjale per friken qe kemi nga drejtesia… Jeni aq rende sa nuk u punon me as truri, jeni aq qesharake sa njerezve ka filluar t’u vije keq per ju. Po si mor Lleshi i Rames paskemi frike nga drejtesia ne studentet, ne te rinjte qe s’kemi qeverisur asnje dite ne kete vend?! Po si paskan frike nga drejtesia ata qe hoqen cdo lloj mbrojtje ligjore qe u jepte mandati i deputetit?! Kurse ju qe ne shkelje te ligjit po mbani nje prokurore te perkohshme, ju qe keni vjedhur e grabitur kete vend, ju qe bashkpunoni me krimin cdo dite per te marre parate e qytetareve, ju qe jeni kapur ne pergjime me kriminele duke blere vota, ju qe keni ministra te kapur ne trafiqe droge e me vellezer te denuar per trafik droge, s’paskeni frike?!!! Sot e kam nje mesazh per ty dhe shefat e tu qe te urdherojne te flasesh gjithfare idiotesie. Nuk ka helm, burg, dhune qe ruan pushtetin e kalbur nga krimi korrupsioni e droga, por ti Sander Lleshi do mbahesh pergjegjes per krimin e helmimit masiv te qytetareve, sic s’ka ndodhur kurre ne nje vend te lire e demokratik!