Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, thotë se mazhoranca nuk mund të bëjë zgjedhje pa opozitën.
E ftuar në RTV Ora, Duma tha se frikë nga burgu duhet të kenë ata që kanë vjedhur zgjedhjet dhe jo ata që do të pengojnë mbajtjen e jë farse elektorale.
Duma: Duhet të kenë frikë nga ndëshkimet të gjithë ata që janë të pandëshkuar ende për vjedhjen e votës. Ligji duhet respektuar por nga ana tjetër ligji është në frymë përpara sesa të jetë në shkronjë. Që do të thotë, zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, karshillëqe të tipit që ne i bëjmë dhe pa ju nuk mund të ndodhin. PD është përfaqësim i thuajse gjysmës së votuesve, gjithë grupi opozitar sot është më shumë se gjysma e votuesve dhe padyshimn këto janë arroganca që çojnë përpara një iluzionant që mendon se përmes kësaj mund të intimidojë ndokënd.Tani që kemi djegur mandatet ta harrojë ndokush që mund të hedhë në ajër stërkala kërcënimesh krejtësisht të pavend.
Por si do të bllokohen zgjedhjet në rast se do të zhvillohen me 30 qershor?
Duma: Nuk kërkon fantazi të madhe sesi bllokohen zgjedhjet.Ashtu siç vidhen zgjedhjet dhe është pranuar normalisht se nuk ka asgjë të keqe që të vjedhësh votën e qytetarit, duhet të jetë mëse e mirëkuptuar që kur nuk ekziston opozita patjetër që qytetarët të cilët janë të papërfaqësuar të tregojnë me reaksionin e tyre se nuk mund të bëhen zgjedhje, nuk mund të hyhet te qendra e votimit.
Duma thotë se largimi i Ramës është një parakusht dhe jo një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duma: Duhet nisur nga heqja e individit që pushtetin e ka individual.
Sa i takon kërkesës së grupimit të partive të qendrës së djathtë ndaj Presidentit që të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike, ajo pati këtë koment:
Duma: Çdo entitet që i shërben zgjidhjes është i pagjykueshëm.Kjo është një vendimarrje forumesh nëse mund të jetë ose jo Presidenti.
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/04/25/si-bllokohen-zgjedhjet-grida-duma-ashtu-sic-vidhen-rama-te-lere-sterkalat-kercenuese/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: startnews.news/2019/04/25/si-bllokohen-zgjedhjet-grida-duma-ashtu-sic-vidhen-rama-te-lere-sterkalat-kercenuese/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/04/25/si-bllokohen-zgjedhjet-grida-duma-ashtu-sic-vidhen-rama-te-lere-sterkalat-kercenuese/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 3424 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/04/25/si-bllokohen-zgjedhjet-grida-duma-ashtu-sic-vidhen-rama-te-lere-sterkalat-kercenuese/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2019/04/25/si-bllokohen-zgjedhjet-grida-duma-ashtu-sic-vidhen-rama-te-lere-sterkalat-kercenuese/ […]
Comments are closed.