Nishani – Veliajt: I martuar me paratë e “djersës” së mamasë, fati i Arditit do të tmerrojë edhe djalin tënd

0
235

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani ka reaguar ashper ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas deklaratës së tij për politikanët e PD, që i kanë dhënë shtetësi të huaja fëmijëve të tyre, dhënë gjatë një interviste në Abc News. “Nuk e kuptoka përse protestojnë shqiptarët !? Ka njëmijë e një arsye pse ata dalin rrugëve të Shqipërisë” thote Nishani.

Reagimi i Bujar Nishanit

Rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Bashkisë së Tiranës paska marrë në gojë djalin tim nga ekranet e tv-ve.
Llaxorja që nuk e njeh nderin e dinjitetin e familjes, pasi u martua me paratë e “djersës” së mamasë, merr kurajon ti tregojë moralin këtij populli që helmohet çdo ditë nga betoni i narkomafias.
Nuk e kuptoka përse protestojnë shqiptarët !?
Ka njëmijë e një arsye pse ata dalin rrugëve të Shqipërisë.
Ata dalin edhe për Arditin, fati tragjik i të cilit do të tmerrojë gjithë jetën edhe të birin e këtij deviacioni human, sapo të ketë mundësinë ta mësojë.