Demokratët e Shkodrës kanë paralajmëruar që sot në orën 10.00 do të bllokojnë urën e Bahçallëkut, në segmentin hyrës të këtij qyteti ne shenje proteste ndaj vizites se Edi Rames sot ne qytetin e tyre. Po ashtu do bllokohet në Mjedë Ura e Spatharit. Janë këto dy pikat hyrëse nga kryeqyteti për në Shkodër, ndaj janë menduar si strategji bllokuese nga strukturat e PD-së. Kryeministri Rama do zhvillojë sot një takim me strukturat e PS-së në Shkodër dhe Koplik. Gjithashtu pritet që Rama të prezantojë edhe kandidatët për këto Bashki, ku më favorit për Bashkinë e Shkodrës është Valdrin Pjetri, i cili aktualisht mban postin e Prefektit të Shkodrës.