BallinaAktualitetTjetër "tradhëtar" në PD, ish-kandidati dorëzon formularin e dekriminalizimit

Tjetër “tradhëtar” në PD, ish-kandidati dorëzon formularin e dekriminalizimit

spot_img
spot_img

Indrit Hoxha, kandidati i 35-të i listës së Partisë Demokratike në Tiranë, ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit. Këtë vendim ai e kishte paralajmëruar prej disa ditësh.

Mirëpo ai qe treguar mjaf kritik me Myslim Murrizin kur rrefuzoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

“Myslymin e ka marrë në tel dora vetë Donald Trump mos ta dorëzojë mandatin,flitet që do nisi dhe një tur takimesh me Macron,Merkel për moslënien e mandatit,”- shkruante Hoxha në postimin e tij në Facebook.

Indrit Hoxha vjen nga radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku ka mbajtur edhe postin e Sekretarit për Burime Njerëzore. Në CV-në e tij shkruan se ka qenë edhe nëpunës në administratë.

Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ ai shkruan se është shoqëruar dy herë në Komisariatet e Policisë së Tiranës, ndërsa  një herë është arrestuar me akuzën e “Shkatërrimit të pronës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular