Drejtori i repartit të zjarrfikëseve në Shkodër denoncon shoqërimin në polici të 4 zjarrfikësve dje psadite (27 prill) kur kryeministri Edi Rama ndodhej në kryeqendren e veriut në kuadër të turit “Bashkia që duam”
Katër zjarrfikësit kanë qenë me shërbim në një pallat prapa Teatrit “Migjeni” kur Rama po mbante takimin e tij me qytetarët e Shkodrës, pikërisht në sheshin para Teatrit “Migjeni”
Pasi kanë kryer shërbimin tek familja që kishte bërë njoftimin, policia shoqëroi në komisariat, komandantin e turnit Triumf Lekiqi dhe punonjësit Qamil Cocja, Nikoll Lleshi dhe Antonio Palushani.
Dyshimet ishin se nuk ka pasur asnjë thirrje për shërbim por është bërë e qëllimshme për të prishur takimin e kryeministrit.
Ritvan Bushati: “Në orën 17:14 minuta familja Kullolli ka njoftuar për rrjedhje gazi në banesën e tyre, me të marrë njoftimin është nisur ekipi i përbërë nga 4 zjarrifikës. Sips adresës kanë marrë rrugën nga Rusi në drejtim të sheshit Teatri më pas tek pallati prapa Teatrit, kati i 7-të. Derisa kanë shkuar në vendngjarje kanë kaluar mbi 10 shërbime policie dhe nuk kanë pasur asnjë pretendim pse po kalon zjarrfikësja. Kur kanë shkuar atje, tek apartamenti, prapa është vendosur policia. Kanë verifikuar në vend situatën kanë parë që ka pasur rrjedhje gazi që fatmirësisht e kanë mbullur në kohë më pas kanë urdhëruar të shoqërohen në komisariat.”
Bushati akuzon drejtuesit e policisë së qarkut Shkodër se disa herë kërkojnë që shërbimin zjarrfikës kërkojnë ta politizojnë.
Ritvan Bushati: “I kanë mbajtur për 1 orë e 21 minuta tek 5 duke iu hequr në mënyrë të kundra ligjshme dhe celularët dhe nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me këta punonjës. Për 1 orë e 20 minuta bashkia Shkodrës nuk ka pasur shërbim zjarrfikës dhe madje nuk dinim sa ku ndodheshin zjarrfikësit. Janë krahasuar me kriminelë. Është e disata herë që drejtues të policisë së Qarkut Shkodër, kryesisht nëndrejtori i policisë së qarkut Skënder Hila tenton të përfshijë shërbimin zjarrfikës në protestat e opozitës dhe zhvillimet politike por kjo nuk ka ndodhur. Shërbimi zjarrifkës i shërben ligjit”
Drejtori i shërbimit zjarrfikës thotë se familja ishte e majtë sepse nëse do ishte e djathtë do të thuhet se ishte bërë e qëllimshme.
Ritvan Bushati: “Kjo histori hyn në gines. Zjarrfikësit shkojnë për të shpëtuar njerëzit ndërsa polici që duam i shoqërojnë dhe i lë një orë e gjysmë në dhomat e paraburgmit punonjësit e zjarrfikëses. Shyqyr që familja ishte e majtë se po të ishte e djathë do të thuhej se ishte bërë qëllimisht”
Bushati në fund informon se e gjithë kjo do të ndiqet në mënyrë ligjore pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant të shpërdorimit të detyrës.