BallinaAktualitetLuçiano Boçi: Braktisja e madhe që Elbasani i bëri Ramën!

Luçiano Boçi: Braktisja e madhe që Elbasani i bëri Ramën!

spot_img
spot_img

Ish deputeti i PD Luçiano Boçi nëpërmjet një reagimi në facebook shkruan se sot Elbasani braktisi kryeministrin Rama. Më poshtë komenti i plotë  i ish deputetit në rrjetin social facebook.

BRAKTISJA E MADHE
Elbasani injoron e braktis Ramën!
U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e vet e sjellë aty me forcë, nuk pati durimin as ta dëgjonte e as ta duronte.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Elbasanit të urtë i kanë ardhur në majë të hundës harbutëria, mashtrimi dhe makutëria e plasur sheshit e kësaj qeverisje.
Nën efektin e “mallit”, Rama u mundua të bënte si përherë humorxhiun e të shante si grua e ligë opozitën, para njerëzve të sjellë me autobuza në sheshin e braktisur, me ekrane modernë.
Por njerëz, mos kini më iluzione!
Ky është kolera e këtij vendi.
Pasi e ka helmuar, e ka mashtruar, përcmuar e kriminalizuar këtë vend, kërkon ta përdhosë.
Shiheni me vëmendje videon e xhiruar pak km larg qytetit të Elbasanit.
Është ulëritëse, tragjike, revoltuese dhe e papranueshme tek e sheh.
Vula e turpit e një bande-qeveri.
Ky, që habitet e ankohet pse ne domosdoshmërisht duam t’i presim rrugën e marrëzisë në shekullin e 21, e ka kthyer Shqipërinë në shekujt e bujkrobërisë, sundimit të varfërisë, sundimit të llumit e antiligjit.
Rama arriti të mbrehë në parmendë dhe burrin dhe gruan, siç e paraqet videoja, ndërsa rreh gjoksin paturpësisht për suksese e reforma.
Kjo është Shqipëria e shekullit 21 nën Ramën.
Ky është realiteti i dhimbshëm ku jetojmë, prandaj heshtja sot është krim.
Revolta është detyrë qytetare!
E keqja duhet shporrur!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular