Stavri Buli nga Elbasani, nuk u lejua të marrë pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama.
Buli është shprehur për Fax News se pasi nuk mori zgjidhje për problemin në lidhje me pronësinë për një ndërtesë portalin “Për Shqipërinë që Duam”, donte t’i drejtonte drejtpërdrejtë ankesën Ramës.
Qytetari thotë se teksa i është drejtuar qendrës së qytetit ku do të mbahej takimi është penguar nga drejtues lokal, të cilët i kanë dhënë urdhër policisë të mos e lejojë të futet.
‘’Nuk isha pajisur me leje që të hyja në takim, dhe u pengova nga Bledi Kaja, aktivizoi policët që unë të mos futesha te takimi i Ramës. “Jo nuk do futesh brenda ti!” Një ditë më parë takova zotin Balla dhe më tha fjalën që do ta zgjidhte këtë çështje, si duket Kajës nuk i ka pëlqyer kjo”.