Edi Rama po pritet me protesta të mëdha edhe në Elbasan. Paralajmërimin e bëri mbrëmjen e djeshme edhe ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i cili shkruante në Facebook se Edi Rama më mirë të mos vinte në Elbasan.
Por ditën e sotme qindra banorë kanë dalë në protestë në qytetin e Elbasanit duke bllokuar rrugën në Bradashesh për të mos lënë Ramën të hyjë në qytet. Siç mësohet ka përplasje pasi policia ka sulmuar qytetarët duke kërkuar lirimin e rrugës. Situata është e tensionuar.