Statistika/Askush si argjentinasi në shekullin e 21-të…

1
270

Barcelona-s i ka mjaftuar një gol kundër Levante-s për të siguruar titullin e dytë radhazi në La Liga dhe të 26-in në historinë e klubit. Një gol që është realizuar nga Leo Messi, i cili ka qenë në rolin e zëvendësuesit sot. Trajneri Ernesto Valverde ka dashur ta ruajë për gjysmëfinalen e parë të Champions League që katalanasit do të luajnë të mërkurën kundër Liverpool, por ka qenë i detyruar ta aktivizojë në fillimin e pjesë së dytë për shkak se dominimi i katalanasve në 45 minutat e para nuk solli asnjë gol.

“Pleshti”, pasi ka marrë vendin e Coutinho-s në minutën e 46-të, ka gjetur golin që ka vendosur takimin në të 62-ën dhe i ka dhuruar titullin katalanasve. Argjentinasi ka shënuar 24 gola si zëvendësues në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër në shekullin e 21-të.

1 Koment

Comments are closed.