Diellza Kolgeci është bërë nënë.
Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova janë bërë prindër për herë të parë.
Gazeta Express mëson se Diellza ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vënë emrin Helena.
Lajmi për shtatzëninë e Diellzës dhe për lidhjen e saj me basketbollistin Rugova është marrë vesh kur Diellza ishte në muajt e fundit të shtatzënisë. Mësohet se Diellza dhe e vogla gëzojnë shëndet të plotë ndërsa Helena Rugovës i urojmë një jetë të gjatë e të lumtur me prindërit./Gazeta Express/