Dy të rinj, të cilët mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri sot në mbrëmje në qytetin e Laçit kanë ndërruar jetë pak çaste më parë në një spital privat në Tiranë. D
Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.
Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, e cila përfundoi me dy persona të vdekur.
y të rinjtë që humbën jetën janë Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, kushërinj mes tyre.