Eksperti i njohur i zgjedhjeve dhe ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, shkruan se regjistrimi i Partisë Bindja Demokratike si subjket zgjedhor në KQZ, është në mospajtim të hapur me ligjin.
Sipas Kumes, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, vendimi i fundit i KQZ-së, tregon se ky institucion më shumë se angazhohet për të zbatuar ligjin, kujdeset që vendimi i saj të jetë i përputhur me interesin e partisë.
Reagimi i plotë i Kumes:
Regjistrimi i partisë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor nga KQZ, ne mospajtim te hapur me ligjin është një fakt akoma me shume në mbështetje të domosdoshmërisë për ndërtimin e administratës zgjedhore, përfshirë edhe KQZ, jo me përfaqësues të partive politike. Komisionerë të tillë janë “të kapur” nga partia që i propozon deri ne masën sa arrijnë edhe deri në mohimin profesional të vetes.
Ne raportet dhe rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe atyre vendore por jo vetem, nevoja per te ndertuar nje administrate zgjedhore sa me pak te ndikueshme nga partite politike theksohet ne menyre te vecante.
Tre raportet e fundit e theksojne kete nevoje duke e renditur rekomandimin perkates nder rekomandimet prioritare.
Angazhimi per zbatimin e tij është i domosdoshëm nese duam qe te hedhim nje hap me perpara drejt objektives për te zhvilluar zgjedhje demokratike. Natyrisht edhe nese behet ky ndryshim ai do te jete vetem nje zhvillim që, me gjithë vlerën dhe efektin e madh qe mund te kete, nuk mjafton.
Por duhet bere me patjeter, ndryshe kot qe harxhohen energji për rregulla me te mira ligjore. Administrata e ndertuar ne baze te propozimeve te partive politike, si tregon edhe ky vendim i fundit i KQZ , me shume se sa angazhohet për te zbatuar ligjin, kujdeset qe vendimi i saj te jete i përputhur me interesin e partisë.