Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë dritën jeshile Partisë Bindja Demokratike, të drejtuar nga Astrit Patozi, për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Vendimi për regjistrimin e BD-së u shoqërua me debate të forta në KQZ, lidhur me faktin se partia e Patozit u regjistrua në limitet kohore që parashikon ligji, duke mos pasur edhe një vendim të formës së prerë nga Gjykata e TirStart Newsanës.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, u shpreh kundër regjistrimit të këtij subjekti në zgjedhje dhe votoi kundër këtij vendimi, por ishin votat e anëtarëve të maxhorancës ato që i dhanë të drejtë partisë së drejtuar nga ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, të garojë në zgjedhjet vendore.
Zguri kujtoi rastin e zgjedhjeve të vitit 2015 kur një subjekt politik i quajtur “Shkodra 2015” nuk u regjistrua në zgjedhje për shkak se Gjykata nuk ishte shprehur me vendim të formës së prerë. “Edhe tani që flasim, nuk ka një vendim të formës së prerë, çka nën kupton se partia nuk ka lindur ende në kuptimin juridik dhe nuk mund të bëjë asnjë veprim. Ose në 2015, ne në mënyrë brutale i kemi shkelur të drejtën kushtetuese një subjekti për të gabuar, ose sot ne, me këtë veprim, po i bëjmë një diskriminim”, deklaroi Zguri.
Por, pavarësisht kësaj, anëtarët e propozuar nga PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votuan për regjistrimin e BDsë në zgjedhje. KQZ, gjithashtu, është njoftuar për padinë që katër qytetarë kanë paraqitur në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar për falsifikimin e firmave, të cilat kanë shërbyer për regjistrimin e subjektit Bindja Demokratike. Lidhur me këtë çështje, themeluesi dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj, deklaroi se padia e qytetarëve është bërë me motivacion politik, pasi ata janë punonjës të Bashkisë së Kavajës.
“Të katër qytetarët koincidojnë të jenë punonjës të Bashkisë së Kavajës dhe të kenë qenë vartës të zotit Marvi Shamata, i cili është hequr nga puna sepse ka nënshkruar qenien anëtar të kësaj partie”, tha Topollaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 7 subjekte politike këtë të shtunë, duke e çuar në 42 numrin e partive, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. THIRRJA Kryetari i Bindja Demokra tike, Astrit Patozi, pas regjistrimit nga KQZ të subjektit të tij politik, bëri thirrje për një angazhim qytetar për zgjedhjet e 30 qershorit. Patozi u zotua për një fushatë modeste dhe u shpreh i bindur për një rezultat dinjitoz më 30 qershor.
“Duke falënderuar edhe një herë të gjithë ata që e bënë të mundur finalizimin e këtij projekti politik, që nga firmëtarët e deri te mbështetësit e parë të saj, ne angazhohemi solemnisht për një fushatë modeste, të vendosur dhe qytetare, por mbi të gjitha për një rezultat dinjitoz më 30 qershor. Me këtë rast, ne ftojmë çdo qytetar të këtij ven di, që mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të një sistemi të kalbur politik, për t’iu bashkuar projektit tonë. Bindja Demokratike do të jetë shtëpia e lirisë, porta e hapur për çdo shqiptar që beson te vlerat dhe te fuqia e saj”, deklaroi Patozi.