Shëndetësia në duar të Adhamudhëve, inaugurimet dhe sukseset fiktive si përrallat e Nastradinit

0
248

Nga Orjola Pampuri

Genjeshtrat e ministres se shendetesise me inaugurime dhe suksese fiktive ne kete sistem jane shnderruar si perrallat e Nastradinit. Ne keto 6 vite sistemi shendetesor pesoi goditjen me te forte, ne keto 6 vite me gjithe zhvatjen e bastisjen e buxhetit te shtetit, perseri rrogat e mjekeve nuk pesuan asnje rritje, ne keto 6 vite cilesia e medikamenteve ra ne menyre drastike, ku ra ne sy largimi e anashkalimi i kompanive te medha farmaceutike, duke i zevendesuar me nenkontraktore te cilet sigurojne medikamente te nje cilesie te dobet dhe jo te standarteve te vende te BE, kjo vetem per t’i kryer qoken klienteve te kryeministrit dhe ministres se Shendetesise, Centralizimi i sistemit shendetesor dhe te gjithe hallkave te tij, bene qe te anashkaloheshin nevojat dhe prioritetet e sherbimeve, mjekeve dhe pacienteve, ne pak persona te hirearkise se larte, te cilet ndajne mes tyre, perfitimet nga koncensionet e PPP-te.
Sot shendetesia e centralizuar eshte ne duar te Adhamudheve, te cilet e shohin si nje sistem perfitimi dhe jo si nje sistem sherbimi cilesor.
Ne konferencen rajonale per shendetesine te mbeshtetur nga Fondacioni Konrad Adenauer, Lideri i Partise Demokratike, z.Lulzim Basha, shpalosi vetem nje pjese te alternatives per ringritjen e sistemit shendetesor, dhe nxjerrjen e tij nga kaosi ku eshte perfshire, duke nisur me premtimin e rendesishem per rritjen e pagave duke filluar nga 1200 euro per mjeket dhe 700 euro per infermieret.
Rritjen e cilesise se barnave me standarte te BE, liste te barnave te rimbursueshme te pasur me medikamente cilesore, rishikim i te gjitha kontratave abuzive koncesionare dhe PPP.
Decentralizimi, autonomia dhe c’monopolizimi do te c’lirojne sistemin shendetesor nga abuzimet klienteliste, do te vendosin ne qender e prioritetet dhe nevojat e pacientit, do te permbushin nevojat e spitaleve dhe sistemit paresor, si dhe do te permiresojne kushtet e punes se stafit mjekesor per t’i dhene sherbimin e duhur pacienteve.
E gjithe kjo eshte lehtesisht e arritshme, nese vendosen prioritete, e shmangen abuzimet klienteliste.