BallinaKronikeArta Marku dorëzon kandidaturën për kryeprokurore në KLP, ja kë do të...

Arta Marku dorëzon kandidaturën për kryeprokurore në KLP, ja kë do të sfidojë

spot_img
spot_img

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka dorëzuar pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë, kandidaturën në garën për kryeprokurore.

Deri më tani kandidaturën në KLP e kanë dorëzuar dhe  prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çelam, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Ndërsa kritere që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

Sipas rregullores së miratuar nga KLP-ja, një prokuror, që të kandidojë për të qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duhet që të ketë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi. Të mos ketë mbushur moshën e daljes në pension. Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike. Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit. Të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informatorë ose agjent i Shërbimeve të Inteligjencës dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular