BallinaKryesoreGazment Bardhi konfirmon: S'ka për të pasur marrëveshje me Ramën sa kohë...

Gazment Bardhi konfirmon: S’ka për të pasur marrëveshje me Ramën sa kohë është kryeministër

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i  Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka pohuar edhe njëherë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa ky i fundit do të jetë kryeministër.

Ilir Babaramo: Nga përvoja ime ka patur kanale komunikimi, sa herë ka patur kriza. Po tani a po negociohet? Ka afrim mes palëve?

Gazment Bardhi: Ajo që unë mund të pohoj me 100% siguri është që as kryetari i PD, Lulzim Basha, as ndonjë drejtues tjetër i PD, nuk ka asnjë kanal konunikimi me Edi Ramën. Nuk ka për të patur asnjë kanal komunikimi me Edi Ramën, asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa kohë ky është kryeministër, sepse situata ku ndodhet sot vendi është për shkak të këtij njeriu.

Nuk mund të negociohet me shkaktarin e situatës. Do të duhet të largohet shkaktari i situatës Edi Rama dhe, më pas, vendi do të shkojë dretj zgjidhjes, që i japin fund krizës politike apo institucionale, por negociata me Edi Ramën sa kohë ky është kryeministër i Shqipërisë, nuk ka për të patur.

Ilir Babaramo: Si e shikoni rolin e Presidentit? Çfarë duhet t’u thotë nesër aleatëve?

Gazment Bardhi: Në këndvështrimin tim si jurist, Presidenti, si kryetar i shtetit, është përfaqësues i unitetit të popullit. Ka përgjegjësi për funksioninin e mekanizmit kushtetues të shtetit. Kjo do të thotë se në monentin, kur institucionet kanë rënë, kur rrezikohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, presidenti ka gjithmonë një rol për të luajtur.

Shqipëria është sot pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykate të Lartë, pa Prokuror të Përgjithshëm kushtetues, pa organet e rëndësishme të sistemit të drejtësisë që do të duhet të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar, është pa Kryetar të KLSH-së. Pra, diaa mekanizma kushtetues që garantojnë paqen sociale mlnë vend, kanë rënë. Për shkak të kësaj situate, roli i Presidentit të Republikës është akoma më i rëndësishëm.

Sot, presidenti i Republikës është i vetmi garant i kushtetutës që është funksional. Të gjitha institucionet e tjera që garantojnë funksionimin e shteitt të së drejtës, kanë rënë. Roli i presidentit në këtë situatë është i domosdoshëm në mbrotjtje të kushtetutës dhe parimeve kushtetuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular