Zgjedhjet/Basha: Ja si do zgjidhen kandidatët e PD, largimi i Ramës kusht i padiskutueshëm!

2
355

Kryedemokrati Lulzim Basha në një komunikim me mediat tha se PD-ja ka hyrë në një rrugë modernizimi dhe transformimi, ku në bazën e gjithçkaje do të jetë transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve.

Ai tha se selia blu do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë  mbi parimin në anëtar një votë, duke u bërë kështu partia e parë në Shqipëri që sjellë një model tipik perëndimor.

“Jam këtu për të ndarë me qytetarët shqiptarë se po avancojmë në rrugën  tonë për modernizimin e PD. PD do t’i zgjedhë kandidatët me sistemin në anëtar një votë. Është një model perëndimor, i shërben llogaridhënies dhe transparencës. Ne e fillojmë këtë brenda PD dhe nesër do të jetë  ky modeli ynë i qeverisjes me transparencë. Do të  bëjmë një transformim të thellë. Unë jam i vendosur ta çojë këtë proces deri në fund.

Fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të PD, kemi hedhur një hap tjetër të rëndësishëm.  Kemi hedhur një hap të rëndësishëm falë miqve tanë perendimorë. Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë. Duke zgjedhur deputetët me përfshirjes e plotë të anëtarësisë, japim garanci që qeverisja do të jetë e qytetarëve dhe jo të oligarkisë, të cilët janë sot ortakë me këtë qeveri”-tha mes tjerash Basha.

Basha është shprehur se kusht i panegociueshëm për të hyrë në zgjedhje është largimi i Edi Ramës nga kryeministër.

Z. Basha, aleatët tuaj kanë paraqitur sot një platformë me disa pika dhe një tryezë edhe me zotin Rama si kryetar i PS. Si e gjykoni?

Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike.

E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë. Një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo: Zotimi i të gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re, politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje, jo një tjetër farsë kriminale. Kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: startnews.news/2019/04/29/basha-nga-selia-blu-ja-si-do-zgjidhen-kandidatet-e-pd-largimi-i-rames-kusht-i-padiskutueshem/ […]

Comments are closed.