Ka nisur pjesa e dytë e Samitit për Ballkanin, i cili po mbahet në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Ata kanë shtruar darkë për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Në këtë samit, nga Kosova po marrin pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli. Ndërsa nga Shqipëria ka shkuar kryeministri Rama me ministren Elisa Spiropali dhe zv.ministrin e jashtëm Gent Cakaj.