I kërkoi ndihmë, Rama i kthen pergjigjie mbesës së Martin Camaj: Ti mëso shqip njëherë, pastaj…

0
802

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit të madh Martin Camaj, nga  Shkodra ka qenë e ftuar në Fax News për të denoncuar kërcënimet që asaj po i bëhen nga njerëz anonim dhe faktin që nuk po gjen mbrojtje nga shteti dhe institucionet përkatëse.

Camaj thotë që është një grua në gjendje të rëndë ekonomike dhe denoncon Izmir Durakun, shefin e Policisë që në momentin kur ajo i ka kërkuar mbrojtje, ai i ka kërkuar të martohen.

Kam ndihmë ekonomike 10 mijë lekë të vjetra që nuk dalin për asgjë. As macet nuk jetojnë aty ku jetoj unë. Ai njeri i merr paratë për vete.

Jam e dhunuar, pa shtëpi dhe shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë më ka thënë martohemi bashkë” tha Camaj.

Gruaja nga Shkodra bën denoncimin dhe ndaj kryeministrit Rama ku thotë që në momentit që ajo i është drejtuar atij pasi nuk ka gjetur asnjë zgjidhje te autoritetet përkatëse, ai i është përgjigjur të mësojë gjuhën shqipe sepse nuk merret vesh.

Ti mëso shqip njëherë dhe pastaj bëj thirje se nuk merresh vesh cfarë po thua edhe jo të thërrasësh’ është mesazhi që më çoi Rama.” u shpreh Camaj.

Camaj thotë gjithashtu që dhe Policia e Tiranës kur ka paraqitur kërkesën e saj për mbrojtje nga kërcënime nga njerëz anonimë i ka thënë të mbrojë vetë veten.

Shoqata s’ka, Policia më ka thënë mbroj veten vetë. Policia nuk është e jona, ajo mbron vetëm Edi Ramën dhe kriminelat e vet.

Kam dy fëmijë. Po kërcënohem nga anonim dhe kush është nuk e di. Nëpërmjet telefonatave. Kam thirrur Policinë po nuk kanë ardhur. Tani i kërkoj ndihmë shqiptarëve.

Unë Ramës i kam kërkuar vetëm mbrojtje, asgjë më tepër. Unë kam urdhër mbrojtje po është i shkelur nga çdo institucion dhe nga njerëzit që po më kërcënojnë. Unë i drejtohem të gjithave partive politike, shoqatave, Avokatit të Popullit.” vijoi më tej Camaj.

Kam shpresë vetëm te Fax news. Është e vetmja studio në Shqipëri që është e pastër. Unë i kam thirrur të gjitha televizionet për të paraqitur shqetësimin tim po janë të blera nga Edi Rama” përfundoi apelin e saj Vera Camaj.