BallinaAktualitetNipi i Shpëtim Gjikës: Si më bënë anëtar te Bindja Demokratike, s'kam asgjë kundër...

Nipi i Shpëtim Gjikës: Si më bënë anëtar te Bindja Demokratike, s’kam asgjë kundër por jam me PS

spot_img
spot_img

Një prej rreth 3 mijë personave që kanë firmosur për të themeluar Partinë Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, është edhe Niko Gjokoli, nipi i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në një reagim, Gjokoli shkruan se as që e kanë pyetur për të firmosur për themelimin e kësaj partie, duke shtuar se që prej vitit 2005, është anëtar i Partisë Socialiste.

Reagimi i plotë i Niko Gjokolit:

Sot ne mengjes u gdhiva dhe firmetar i partise Bindja Demokratike. Pra Bindja Demokratike, është e bindur qe une do e firmosja formularin e saj dhe nuk e pa te arsyeshme as te me pyeste, e as te ma paraqiste perpara per firme. Te bindur qe une nuk do ta merrja vesh, hodhen dhe firmen per mua, pervecse me perdoren te dhenat personale. Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qene se jam anetar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, qe ne vitin 2005, nuk mund te firmos nje formular per nje parti te djathte, nuk me duket korrekte politikisht. Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale. Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar.

P.s. gabimi shtohet kur shikon qe nr im ID eshte botuar i pafshirë (ne foto i fshiva une nr ID, per mos te perseritur gabimin e tyre) nga gazeta panorama dhe mund te perdoret nga kushdo qe ketej e tutje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular