Historia e Muenis Mashës, djaloshit 15-vjeçar me autizëm është trajtuar në studion e emisionit online “Fol me psikologen”. Pas konstatimit të mungesës së dëgjimit, pas diagnostikimit në moshën 2-vjeçare me autizëm, në vitin 2010 djaloshi u diagnostikua me tumor në tru. Kjo diagnozë ishte goditja më e rëndë për familjen e tij. Nëna e Muenisit, Brixhida Muça ka rrëfyer momentet më të vështira që nga lindja e tij e deri më sot. Me një forcë të jashtëzakonshme ndryshe nga çdo grua tjetër ka vendosur të lërë lotët e dhimbjet mënjanë dhe të luftojë për të birin. Ja si shprehet ajo:
Nga emocionet që i kisha ushqyer vetes 9 muaj rresht, u përballa me të kundërtën e tyre. Falë besimit, sepse nuk kisha eksperiencë, besimi ishte arma ime më e fortë që më bëri të administroja emocione aq të dhimbshme që të përvëlonin shpirtin.”
Rrugëtimi me Muenisin është shumë i gjatë, nisi në maternitet. Kur ishte 6 muajsh mësuan se ai kishte probleme me dëgjimin.
“Si do komunikojmë? Si do më thotë mami? A do më thotë mami ndonjëherë?” Këto ishin disa nga pyetjet që Muça thotë se i rrinin pa pushim në mendje.
Autorja e këtij programi, psikologia Ervisa Lula është ndalur edhe tek raporti mes terapistit dhe prindit të një fëmije autik. Përballë nënës së 15-vjeçarit ka vendosur terapisten e tij, psikologen Daniela Qato. Ajo ka folur mbi sjelljen, progresin e Muenisit dhe marrëdhënien aq të rëndësishme mes saj dhe nënës së tij, marrëdhënie e cila si rrallëherë funksionon në mënyrë perfekte. Psikologia Qato ka shpjeguar edhe simptomat të cilat duhen patur në vemendjen e të gjithë prindërve dhe ka treguar se cili është momenti kur gjendja konsiderohet si një alarm që duhet të të çojë tek terapisti.
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2019/04/29/te-dhimbte-shpirti-nena-e-djalit-autik-rrefen-luften-me-kancerin/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2019/04/29/te-dhimbte-shpirti-nena-e-djalit-autik-rrefen-luften-me-kancerin/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/04/29/te-dhimbte-shpirti-nena-e-djalit-autik-rrefen-luften-me-kancerin/ […]
Comments are closed.