Vrasja në Laç, Berisha: Një nga autorët lidhje të forta me narkoqeverinë, derdhi breshëri kallashnikovi mbi policinë dhe…

1
333

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke u ndalur tek ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç, ku humbën jetën dy persona, thotë se një nga autorët, Markel Bushi, është bashkëpunëtorë i Qeverisë.

Bushi, sipas Berishës, është autor i një grabitje me armë, dënuar me 9 vite burg dhe që në 2017 kishte qëlluar me kallashnikov policinë. Por, pavarësisht këtyre, Berisha shkruan se ai jetonte i lirë për shkak të lidhjeve të forta me qeverinë.

Postimi i plotë:

Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit!

Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit. Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! sb

 

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 68717 more Info to that Topic: startnews.news/2019/04/29/vrasja-ne-lac-berisha-nje-nga-autoret-lidhje-te-forta-me-narkoqeverine-derdhi-bresheri-kallashnikovi-mbi-policine-dhe/ […]

Comments are closed.