BallinaKryesoreNga Farka Basha bën deklaratën e fortë: Më 12 maj do dëbohet...

Nga Farka Basha bën deklaratën e fortë: Më 12 maj do dëbohet banda kriminale

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Farka ku kishte bashkëbisedim me qytetarët tha se opozita e bashkuar ka protestuar dhe do të protestojë sërish, me qëllim që të dëbojë këtë bandë kriminale. Basha tha se në krye të vendit është Rama dhe banda e tij, e cila qeveris me kërbaç e duke bashkëpunuar me krimin. Në fjalën e tij, Basha paralajmëroi se më datë 12 maj, kjo bandë kriminale do të tundet.

“Kjo bandë kriminale më datë 12 maj do të dëbohet. Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane”, tha Basha.

Badha premtoi nisjen e një të ardhme europiane për Shqipërinë dhe largim, sipas tij, të atyre që e duan vendin të zhytur në krim e korrupsion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular