Partia më e re Bindja Demokratike ka nisur të mbledhë firmat e anëtarëve edhe në qarkun e Vlorës. Pak ditë pasi u regjistrua edhe në Gjykatën e Tiranës dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me kërkesë të koordinatorit, Astrit Patozi, tashmë lista e anëtarëve ka nisur të zgjerohet. Politiko.al ka siguruar listën e firmosur në Vlorë, ndërsa bie në sy edhe emri i një drejtuesi në një prej institucioneve lokale. Bëhet fjalë për drejtorin e Kapitanerisë së Pashalimanit në Vlorë, Altin Gaba, i nënvijëzuar me të kuqe edhe në foton e publikuar.
Kujtojmë se pjesë e BD deri tani janë deklaruar edhe Fabian Topallaj, Leonard Olli, Valbona
Mezini, Arben Skënderi dhe Andi Përmeti, ky i fundit mori mandatin e deputetit pasi pranoi
mandatin prej listave të PD.