1992/Vendimet që hoqën kufomën e Enver Hoxhës nga varrezat e dëshmorëve

1
283

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1992 kufoma e Enver Hoxhës dhe eshtrat që i takonin personave të tjerë, u hoqën nga varrezat e dëshmorëve të kombit. Në atë kohë, dolën dy akte, një vendim qeverie dhe vendim i presidentit. Nga varrezat e dëshmorëve u hoqën personat që nuk ishin vrarë në luftë. Konkretisht aktet. Në listat shoqëruese, dallohen këto akte.

1-Me vendimin nr.135, datë 28.4.1992, Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e eshtrave të personave jodëshmorë nga varrezat e dëshmorëve të atdheut, të vendosura aty në kundërshtim me udhëzimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr.737, datë 18.10.1969 “Për dëshmorët e atdheut dhe varrezat e tyre”. Ngarkohej për zbatimin e vendimit Ministria e Ndërtimit, Strehimit e Rregullimeve Publike, si dhe Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit Tiranë.

2-Me vendimin nr.28, datë 1.5.1992, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, me propozim të Këshillit të Ministrave, vendosi heqjen e eshtrave të personave jodëshmorë nga varrezat e dëshmorëve të atdheut, të vendosura në to me vendime të Presidiumit të Kuvendit Popullor apo me vendime të përbashkëta të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të Këshillit të Ministrave. Vendimi përmend aktet e mëparshme, por jo emra. Ato gjenden në një shkresë tjetër. Për Alqi Kondin dhe Nako Spirun nuk disponoheshin të dhëna.

I-Vendime të Presidiumit të Kuvendit Popullor

1-Todo Manço, nr.219, datë 7.11.1974

2-Kahreman Ylli, nr.233, datë 4.9.1975

3-Hysni Kapo, nr.248, datë 24.9.1979

4-Spiro Moisiu, nr.266, datë 13.4.1981

II-Vendime të përbashkëta të Presidiumit të Kuvendit Popullor e Këshillit të Ministrave

1-Josif Pashko, datë 6.9.1963

2-Medar Shtylla, datë 20.12.1963

III-Me vendime të komisioneve të varrimit

1-Gogo Nushi, datë 9.4.1970

2-Enver Hoxha, datë 11.4.1985

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 50770 more Info to that Topic: startnews.news/2019/05/02/1992-vendimet-qe-hoqen-kufomen-e-enver-hoxhes-nga-varrezat-e-deshmoreve/ […]

Comments are closed.