BallinaAktualitetIsh-deputeti demokrat: Rama të mos habitet kur ti shikojë protestuesit në Surrel

Ish-deputeti demokrat: Rama të mos habitet kur ti shikojë protestuesit në Surrel

spot_img
spot_img

Edi Rama kërcënoi sot qytetarët se do të përballen me burg nëse i binden Lulzim Bashës në thirrjen e tij për të bllokuar zgjedhjet. Ish-deputeti Klevis Balliu i cili në këto momente ndodhet pranë sheshit “Shqiponja” në mbështetje të protestuesve, tha se kërcënimi i Ramës është kërcënimi i një mjerani, i një dështaku që mundohet ti trembë qytetarët me burg.

“Kërcënimet e Edi Ramës janë kërcënimet e një mjerani, të një dështaku që mundohet ti kërcënojë qytetarët me burg. Të jetë i sigurtë se shqiptarët nuk frikësohen, ata janë më të bashkuar se kurrë. Në nurg do shkojë Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj, kush ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.”

I pyetur se sa do të zgjasë protesta, Balliu tha se këtë e kanë në dorë protestuesit.

“Protesta zgjat deri në momentin kur duan qytetarët. Nuk ka afat. E para kjo nuk është protetsë. Sot janë mbyllur 12 qarqe.  Kjo ëshëtë një mosbindje mbarë kombëtare që do të përshkallëzohet nëse qeveria nuk dëgjon qytetarët. Qytetarët janë ngritur kundër  kësaj qeverie që nuk i dëgjon, Qindra mijëra të rinj janë larguar nga  vendi. Kemi një dështim të plotë të qeverisë, siç u pa edhe në Samitin e Berilinit ku nuk u hapën negociatat.

Edi Rama bën mirë të shkojë dhe të përballet ne gjyq për  krimet që ka bërë.

Të jeni më se të sigurtë se Edi Rama nuk mund të bëjë zgjedhje në këtë vend si Enver Hoxha, pasi do të përballet me pasoja të rënda.

Nëse ky njeri kërkon të rikthejë zgjedhjet e Hoxhës, do paguajë çmimin që i takon, që është mos të habitet kur ti shikojë qytetarët te dera e Surrelit.”, tha Balliu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular