Protesta/Nis hakmarrja, arrestohet kreu i degës së PD Tepelenë dhe 4 protestues

3
355

Pas protestës së sotme të opozitës policia ka ngritur postblloqe, ndërsa në Tepelenë janë arrestuar 5 persona.

Mësohet se mes personave të ndaluar është edhe kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana.

Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet.

Edhe gjatë protestës së sotme në Gjirokastër, policia u pa me zë dhe me figurë se si i kërcënonte qytetarët nëse nuk do të zhbllokonin rrugën.

3 KOMENTET

Comments are closed.