BallinaKryesoreLista e partive/Regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ, kush është opozita e...

Lista e partive/Regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ, kush është opozita e Ramës

spot_img
spot_img

Pas Aleancës për Shqipërinë Europiane me në krye Partinë Socialiste, një tjetër koalicion është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se në KQZ është regjistruar një koalicion i dytë me 7 parti të vogla me emrin “Shpresa për Ndryshimin”.

Ky është koalicioni kundërshtar apo opozitar që regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit dhe do të garojë përballë maxhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama për 12 bashki të vendit.

“Të vetëdijshëm se rruga e vetme kushtetuese për përtëritjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike është pjesëmarrja në proceset e saj zgjedhorë,
të shqetësuar se rrethanat politike të tanishme në Shqipëri po ndikojnë për krijimin e një klime mosbesimi në vlerat e institucioneve demokratikë,
Ne si një grup i partive politike opozitare kemi vendosur së bashku për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore si koalicion me emërtimin ‘Shpresa për Ndryshimin’.
Nëpërmjet kësaj letre, partitë politike të poshtëshënuara po i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore” thuhet në kërkesën e partive, disa prej tyre ish-aleate të PD.

PARTITË
Aleanca Kuq e Zi
Bashkimi Liberal Demokrat
Demokracia e Re Europiane
Aleanca Popullore
Partia Balli Kombëtar
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular