BallinaAktualitetRevolta e opozitës në 12 akset rrugore/Ja ku do të jetë Basha...

Revolta e opozitës në 12 akset rrugore/Ja ku do të jetë Basha në orën 18:00

Pas përfundimit të prezantimit të platformës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se pasditen e sotme do të jetë në Elbasan, në protestën e cila pritet të zhvillohet në orën 18:00, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët.

“Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër. Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne.

Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18 deri në orën 21”,– tha Basha gjatë prezantimit të platformës.

Ja akset që do të bllokohen

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular