BallinaKryesoreZgjedhjet e lira, Basha: Deri më 11 maj armata e lirisë dhe...

Zgjedhjet e lira, Basha: Deri më 11 maj armata e lirisë dhe demokracisë në këmbë, asnjë hap pas

spot_img
spot_img

Gjatë protestës në Elbasan, kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se, nuk ka rrugë tjetër për daljen nga kriza përveç se garantimit të zgjedhjeve përmes një qeverie tranzitore.
“Zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugën e çlirimit nga krimi dhe korrupsioni dhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Rezistenca shembullore në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Kukës, Korçë, Tiranë e Lezhë tregon se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë fatet e vendit në dorë, se nuk k tjetër Zot në këtë vend, është garancia se kauza jonë do të ketë vetëm një përfundim: largimin e klikës, largimin e Ramës, zgjedhje të ndershme dhe fitoren e Shqipërisë”, u shpreh Basha.
Basha njoftoi edhe një herë protestën e madhe para kryeministrisë, që do të mbahet më 11 maj, ku bëri edhe ftesën e rradhës.
“Derisa ky popull dhe qytetarët e këtij vendi të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të kemi një qeveri që mbron qytetarët shqiptarë, derisa në Shqipëri ti jepet fund standardeve të dyfishta, beteja do të vazhdojë orë e minutë. Ne do të luftojmë në çdo qytet e fshat.
Ju ftoj ta kulmojë këtë betejë të shtunë në 11 maj. Deri në 11 maj armata e lirisë dhe demokracisë është në këmbë për të mos bërë asnjë hap pas, por vetëm hapa para drejt fitores së Shqipërisë si gjithë Evropa”, u shpreh Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Elbasani tha se, nuk do të ketë asnjë hap pas, por vetëm para. “Mesazhi i Shqipërisë së bashkuar është i qartë, Rama ik!”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular