BallinaKryesoreZgjedhjet më 30 qershor/Rama kërcënon: Për parti që kthehen në zjarrvënës, Kodi...

Zgjedhjet më 30 qershor/Rama kërcënon: Për parti që kthehen në zjarrvënës, Kodi flet qartë

spot_img
spot_img

Në mbledhjen e grupit parlamentar, ku dha edhe mesazhin pas kthimit nga Samiti i Berlinit, kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, për të cilat u shpreh i bindur se nuk do të ketë shtyrje të tyre. Rama, paralajmëroi gjithashtu të gjithë ata që do të tentojnë të bllokojë procesin e votimit.

“Kujtuan se do trondisnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin e një maskarade të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike. Kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinar. Se në kohën e tyre u përgjigjeshin me kallashnikov, por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre.

Pa pikë dyshimi nuk do të gjejnë më t’i takojë e jo më t’i degjojë nëse nuk i japim fund kësaj marrëzie. E megjithë broçkullat nga Samiti, u tha se do më tërhiqnin veshin për zgjedhjet, nuk më zuri veshi, asnjë fjalë të kësaj natyre, zero. Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. S’është detyrë e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje partitë, as e drejtë të shtyje afatet pse disa parti nuk duan të hyjnë. Ndërsa për parti apo individë që duan të kthehen në zjarrvënës të zgjedhjeve ka një kapitull në kod. Duhet të informojmë mirë publikut, në këtë aspekt kodi penal ‘ka nevojë për asnjë ndryshim, përbën një bazë solide ligjore.” U shpreh Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular