BallinaEkonomiZona/Rikthehet kultivimi i orizit pas 30 vitesh në Shqipëri

Zona/Rikthehet kultivimi i orizit pas 30 vitesh në Shqipëri

spot_img
spot_img

Në zonën e Zadrimës ka rinisur pas 30 vitesh kultivimi i orizit fillimisht në disa dynim nga njësia e agroturizimit, “Mrizi i Zanave”. Altin Prenga që ka ndërmarrë këtë nismë tha se prodhimi do të përdoret për llogari të Mrizit dhe më këtë rast do të ringjallen disa nga recetat autoktone të gatimeve me oriz.

Para viteve 1990 zona e Shkodrës dhe Lezhës kanë kultivuar orizin për llogari të tregut vendas duke dhëne edhe rendiment të lartë. Prodhimi i kësaj kulture u ngrit në nivel shkencor pasi në Shkodër funksionoi Instituti i Misrit dhe Orizit. Kjo qendër njësoi kultivarët e orizit me kushte klimatike të Shqipërisë, teksa prodhimi arriti deri në 9 tonë për hektarë.

Kultivimi i orizit pas viteve ‘90 nuk rezultoi më leverdi për shkak të kostove të larta që sillte teknologjia e vjetër, teksa importet ishin me të leverditshme.

Por zoti i Prenga i cili është duke zhvilluar një biznes të qëndrueshëm të agroturizimit e sheh me interes kultivimin e orizit për shkak të ciklit të mbyllur që garanton biznesi i tij që nga prodhimi deri tek konsumi. Ai fillimisht po eksperimenton me 4 dynim ku pret një prodhim mbi 15 kuintal.

Zinxhiri i prodhimit është në fillesa dhe Altini kërkon një përfshirje më të madhe të komunitetit.

Së fundmi përveç restorantit ka shtuar një bujtinë që synon të çojë në 6 dhoma dhe sapo ka përfunduar rikonstruksionin e ish godinës së të burgosurve politikë të komunizmit duke shndërruar në baxho, përpunim pastërmaje dhe magazina e për grumbullimin e frutave.

Por ëndrra e Altinit është më e madhe se kaq. Ai synon që prodhimet e fushës të zgjerohen edhe më shumë derisa të mos ketë më toka djerrë përreth dhe asnjë kokërr shegë e egër të na faqet e maleve të mos kalbet në tokë.

Përveçse të mbillen dhe të rritën me standarde sa më natyrale, Altini synon ta certifikojë çdo prodhim në fushë, baxho apo thertore.

“Nuk dua ti bëj vetë të gjitha, pasi bashkëpunimi me komunitetin dhe përfshirja e tij në bizneset mbështesë rrit vlerën e shtuar për të gjithë” shprehet administratori i Mrizit. Sfida e Mrizit është certifikimi i produkteve dhe sidomos shegës së egër. Është një mrekulli që natyra na ka dhënë. Nga Lezha në Shkodër dhe gjitha zona e Zadrimës shpatet e kodrinave i ka shegë të egër. Tani mrizi ka organizuar grumbullimin e saj, duke e përpunuar në mënyra të ndryshme, por certifikimi do të rriste vlerën e saj në të ardhmen dhe për rrjedhojë do të rriste fitimet për grumbulluesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular